Dyshohet se në Kamenicë u vranë 4 derra, arrestohet dhe më pas lirohet një person

Kosova

Dyshohet se në Kamenicë u vranë 4 derra, arrestohet dhe më pas lirohet një person

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një përgjegjës i shoqatës së gjuetisë në Kamenicë edhe përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, ka lëshuar leje valide për gjueti.

Dyshohet se janë vrarë katër derra.

I dyshuari është liruar pas intervistimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/Kamenicë 04.12.2022 – NN. Pas postimeve në rrjetet sociale, se disa qytetar-grup gjuetarësh kanë vrarë katër derra, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës për shoqatë  të gjuetisë, i cili dyshohet se përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, i njëjti u ka lëshuar leje valide për gjueti. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat