​Konjufca priti në takim përfaqësueset e organizatave për të drejtat e grave

Kosova

​Konjufca priti në takim përfaqësueset e organizatave për të drejtat e grave

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 18:38
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësueset e organizatave vendore e ndërkombëtare, aktiviste dhe avokuese të çështjeve gjinore, në të cilin u diskutua për nevojën e forcimit të rolit të Kuvendit në avancimin e legjislacionit, me fokus në atë për mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore.

Përfaqësueset e organizatave të pranishme në takim theksuan rëndësinë e gjithëpërfshirjes në hartimin e kornizës ligjore, me theks të veçantë në atë për mbrojtjen nga dhuna në familje, gjegjësisht dhuna në bazë gjinore, duke përfshirë standardet e përcaktuara me Konventën e Stambollit.

Konjufca shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura, duke ofruar hapësirën e nevojshme për kontributin e të gjitha grupeve të interesit gjatë fazës së shqyrtimit të legjislacionit në Kuvend.

Në takim u theksua nevoja e ndërtimit të një komunikimi institucional të të gjitha niveleve, për adresimin e sfidave me të cilat përballën gratë në Kosovë, përkatësisht për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat