​Asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar

Kosova

​Asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar

Më: 12 janar 2023 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar.

Kjo pasi që sot ka pasur shqetësime të ngritura sot nga ana e disa studentëve në adresat zyrtare të Qendrës së Studentëve, në lidhje me servimin e një artikullit (virshle) me afat të skaduar.

“Ju njoftojmë se ne si staf kemi kontrolluar të gjitha stoqet e artikujve ushqimor dhe është vërtetuar se asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar.

Për informimin tuaj, ju sqarojmë se çdo artikull ushqimor që hynë në depon e mensës dhe servohet për studentë i nënshtrohet kontrollit tonë të brendshëm dhe periodikisht kontrollohemi nga Inspekoriati Sanitar i AVUK-ut”, thuhet në sqarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat