​Moti i keq, të premten nuk mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës

Kosova

​Moti i keq, të premten nuk mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës

Më: 19 janar 2023 Në ora: 21:14
Klinë

Situata e rënduar e reshjeve të dendura të shiut kanë detyruar udhëheqsit komunalë në Klinë që të ndërprejnë mësimin në shkollat e kësaj komune.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës”, thuhet në njoftimin e komunës së Klinës.

Vendimi është marrë për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave, thuhet mes tjerash në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat