Kastrati nga IHMK: Më datën 16 paralajmëruam për mundësinë e përmbytjeve

Kosova

Kastrati nga IHMK: Më datën 16 paralajmëruam për mundësinë e përmbytjeve

Më: 21 janar 2023 Në ora: 09:13
Bashkim Kastrati

Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për situatën me vërshime në vend.

Kastrati tha se kanë paralajmëruar për përmbytje me datën 16 janar dhe se parashikimi u doli i saktë.

“Më datën 16 kemi lëshuar informacion zyrtar ku kemi paralajmëruar për mundësi të përmbytjeve në disa pjesë të caktuara të Kosovës si pasojë e reshjeve intensive që pritej të ndodhnin. Doli parashikimi ynë si i saktë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Kastrati tregoi faktorët që ndikojnë në paraqitjen e vërshimeve apo përmbytjeve lumore.

“Është një numër i caktuar i faktorëve që ndikojnë në paraqitjen e një vërshimi apo një përmbytje lumore. Kosova ka konfiguracion të tillë të relievit që është i rrethuar me male të larta… brenda tyre krijohen kondita të tilla për formimin e rrjedhave të shumta lumore të cilat pastaj gravitojnë dhe nëse i referohemi situatës së ditëve të fundit, jo vetëm Kosova, por në përgjithësi Gadishulli Ballkanin ka qenë i përfshirë nga një masë ciklopike e cila akoma është duke qarkulluar dhe si pasojë e tyre disa vende dhe Shqipëria veriore ka qenë e goditur nga përmbytjet. Mali i zi dhe pjesa perëndimore dhe veriore e Kosovës, ku për një interval të shkurt kohor është zbrazur një sasi e madhe e reshjeve, ato rrjedhat të cilat kanë karakter malor kanë gravituar dhe koha apo rruga e tyre ka qenë shumë e shkurt, prandaj kanë dalë prej shtretërve dhe kanë shkaktuar përmbytje të shpejta”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat