Muja viziton Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shipol, thotë se po punohet për rikthimin e furnizimit me ujë

Kosova

Muja viziton Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shipol, thotë se po punohet për rikthimin e furnizimit me ujë

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:55
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka vizituar Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol të Mitrovicës.

Nga atje, ai u njoftua për furnizimin me ujë në Mitrovicë e rrethin, ku sipas tij, uji ka filluar të kthehet në viset e ulëta, teksa shtoi se ekipet janë duke punuar që uji të rikthehet gjatë orëve në vijim edhe për lagjet në lartësi më të mëdha si dhe në lagjet ku ka prishje të gypave.

“Ju lusim që të përcjellni rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”, thuhet në njoftimin e qendrës së VV-së në Mitrovicë.

Kujtojmë se Mitrovica ëshë një nga qytete më të prekura nga vërshimet e ditëve të fundit, ku si pasojë shumë pjesë të qytetit kanë mbetur pa ujë të pijes, ndërsa janë shkaktuar dëme edhe nëpër shtëpi e objekte afariste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat