​Komuna e Podujevës fton qytetarët të lajmërojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Kosova

​Komuna e Podujevës fton qytetarët të lajmërojnë dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Komuna e Podujevës ka ftuar qytetarët që janë dëmtuar nga vërshimet të paraqesin kërkesat për kompenzim të dëmit në objektin e administratës komunale në sportelin e shërbimit me qytetarë.

Kjo komunë nëpërmjet një postimi ka njoftuar se si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut ditëve të fundit, shumë fshatra e zona urbane të Podujevës janë përballur me vërshime.

Andaj me qëllim të evidentimit të të gjitha dëmeve të shkaktuara është krijuar Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

“Bazuar në kërkesat e qytetarëve Komisioni Komunal do të dalë në teren dhe do t'i shqyrtojë secilën kërkesë, pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore komisioni do t'i rekomandoi institucioneve qendrore kompenzimin e dëmeve për qytetarët e Komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat