Policia apelon për kujdes në trafik, shiu ka dëmtuar infrastrukturën rrugore në disa vende

Kosova

Policia apelon për kujdes në trafik, shiu ka dëmtuar infrastrukturën rrugore në disa vende

Më: 24 janar 2023 Në ora: 16:33
Vershimet

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik.

Sipas policisë, reshjet e shumta të shiut kanë dëmtuar në disa vende infrastrukturën rrugore.

Apeli i policisë:

Ditëve të fundit jemi përballur me reshje të shumta të shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime në disa segmente ku ka pasur dëmtime në infrastrukturën rrugore, shembje të gurëve e dheut gjithashtu në vendet malore ka pasur reshje të borës ku është vështirësuar qarkullimi në trafik.

Sipas shërbimit meteorologjik edhe ditët në vijim do të ketë reshje të shiut e në pjesë të ndryshme të vendit pritet të ketë edhe reshje bore, ku në disa segmente rrugore mund të ketë rrjedhje të ujit, shembje të gurëve e dheut, po ashtu kujdes i shtuar duhet treguar edhe në ura ku mund të krijohet mjegull, ngrica dhe shtresa të akullit që ndikojnë në sigurinë e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës, APELON të gjithë pjesëmarrësit që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat