E ndërroi qenin me një armë ilegale, burrit nga Vushtrria i dalin telashe me polici

Kosova

E ndërroi qenin me një armë ilegale, burrit nga Vushtrria i dalin telashe me polici

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Përpos armëmbajtjes, kosovarët janë edhe meraklinj të gjuajtjeve me armë, ku si pasojë janë shënuar shpesh herë raste të plagosjeve të qëllimshme dhe atyre nga plumbat qorr, të cilat kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë është zbuluar në Vushtrri, ku Policia ka kapur një  person, i cili pa autorizim mbante një armë ilegale, për vite me radhë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për E.D., i cili u shoqërua në stacion policor në orët e paradites.

Sinjali mëson se Policia ka konfiskuar armën nga i dyshuari dhe i njëjti ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë. Bazuar në dëshminë e tij, ai mban armë në mënyrë ilegale që 5 vjet dhe të njëjtën e kishte marrë nga një shok, duke e ndërruar me një qen.

Mbajtja e armës i ka kushtuar vushtrriasit pasi me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat