Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Kosova

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 07:35
Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi foli për rrezikun e mbylljes së shkollave si pasojë e numrit të vogël të nxënësve.

Ai tha se trendi i rënies së numrit të nxënësve ka filluar në vitin 2008 dhe se aktualisht ky trend po vazhdon në mënyrë shumë të përshpejtuar.

Idrizi tha se ky trend ka prekur edhe Komunën e Vushtrrisë ku janë mbyllur 5 shkolla, si pasojë e rënies së natalitetit dhe migrimit.

“Në pjesën lindore janë mbyllur katër shkolla: e Skromës, e Gumnishtës, e Kurillovës dhe e Karaçës. Rrezikon të mbyllet edhe shkolla e Dumnicës së Eperme. Në pjesën e Çyçavicës është mbyllur shkolla e Beçukut. Rrezikon të mbyllet shkolla e Zhilivodës, pastaj janë edhe shkollat e tjera, e Dubocit, e Beçiqit. Nëse vazhdon ky trend ka me qenë jo mirë”, u shpreh Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat