Mot i butë më vranësira dhe diell, parashikimi i motit për pesë javën e ardhshme

Kosova

Mot i butë më vranësira dhe diell, parashikimi i motit për pesë javën e ardhshme

Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Javën e ardhshme pritet të jetë me mot të butë, vranësira e diell, mirëpo ka mundësi edhe për riga lokale shiu të hënën dhe të premten.

Prishtina Weather ka publikuar motin për pesë ditët në vijim:

Pas ngricave të hënën në mëngjes, java parashihet me mot të butë, vransira e diell.  Mundësi edhe për riga lokale shiu ditën e hënë dhe të premtë.

5.03.2023 – Mot më i butë parashihet gjatë javës vijuese në vendin tonë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Të hënën në mëngjes do të ketë edhe ngrica, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.  Riga lokale shiu ka gjasa të ketë edhe ditën e martë, por më të shprehura mund të jenë ditën e premtë.

Qarkullim i mirë ajror parashihet gjatë javës, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.  Vetëm në raste kur do të ketë qetësi, orëve të mbrëmjes, vende-vende indeksi kalon në vlera të dobëta.

6.03 – Ngrica në mëngjes.  Vransira të ndryshueshme ditën, me mundësi për riga lokale shiu.

7.03 – Vransira paradite, e gjatë ditës intervale me diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

8.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

9.03 – Më ngrohtë, kryesisht me vransira dhe erë.

10.03 – Vransira të ndryshueshme, intervale me diell dhe orëve të pasdites mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes.  Minimalet të hënën zbresin edhe deri në -2C, e më pas në rritje deri në 5C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 14C e 15C ditën e enjte.

Era ndryshon drejtimin nga jugu e jugperëndimi dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, 7-15m/s.

Shtypja atmosferike zbret lehtazi nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat