​Vitia profesionistëve shëndetësor: Do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve

Kosova

​Vitia profesionistëve shëndetësor: Do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve

Më: 23 mars 2023 Në ora: 19:35
Arben Vitia

Për herë të parë kanë filluar shërbimet laparaskopike në Klinikën e Urologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte për vizitë në Klinikën e Urologjisë ku u prit nga drejtori i Klinikës e Urologjisë Petrit Nuraj ku u kryen operacionet e para të këtij lloji në shërbimin shëndetësor publik. Synimi i kësaj Klinike është zhvillimi i laparaskopisë urologjike dhe urologjisë perkutane (PNL), njofton MSh-ja.

- "Jam duke e përsëritur në çdo takim me profesionistët shëndetësorë se jam në dispozicionin tuaj dhe ju lutem mos më kurseni për çkado që keni nevojë për t'i përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Ju përgëzoj për shërbimin e ri që keni filluar dhe ju ftoj që bashkërisht të punojmë për zgjerimin e shërbimeve tjera. Si ministër do jem me ju që të rrisim cilësinë e shërbimeve dhe zgjerojmë listën e shërbimeve në sektorin publik." – ka thënë ministri Vitia me ç' rast takoi edhe pacientët e shtrirë në këtë klinikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat