Zeni Krasniqi emërohet drejtori i ri Drejtorisë Komunale të Arsimit në Dragash!

Kosova

Zeni Krasniqi emërohet drejtori i ri Drejtorisë Komunale të Arsimit në Dragash!

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 29 mars 2023 Në ora: 15:53
Zeni Krasniqi

Sot paradite, kryetari i komunës Dragashit pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm të drejtorisë komunale të arsimit ka emëruar Zeni Krasniqin drejtor të ri të Drejtorisë së Arsimit Komunal në Dragash.

Zeni Krasniqi ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, ka punuar si profesor dhe drejtor Komunal për Emergjenca në Dragash për një mandat.

Gjatë fushatës zgjedhore është pretenduar nga ana e Kryesisë së Degës së LDK-së në Dragash, që ta rikthej anëtarësinë e dikurshme të fshatit Brezne, i cili për nga madhësia është fshati i dytë më i madh për nga numri i banorëve në trevën e Opojës, për këtë arsye nga ky fshat u emërua drejtori komunal i arsimit, e cila gjë qojë në rritjen e votës për këtë subjekt politik në zgjedhjet e fundit lokale.

Pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm u spekulua shumë se është shkarkuar nga posti ose u bënë hamendesime të shumta për arsyen e dorëheqjes, që edhe sot është një enigmë për qytetarët e kësaj komune.

Po ashtu u përfolën edhe emrat se kush do ta trashëgoi këtë post të rëndësishëm të arsimit komunal, emri që u lakua më se shumti ishte ai i profesor Hajriz Kryeziut një aktivist që nga vitet e ’80, si kryetar i aktivit të LDK-së në fshatin Brezne, anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Dragash dhe i një familje të madhe atdhetare, për arsyen e vetme të ruajtjes së votës dhe anëtarësisë së këtij fshati.

Po ashtu u përfolën edhe emrat e dy veteraneve të arsimit që aktualisht jetojnë me familje në qytetin e Prizrenit, ai i ish kryetarit të parë të Komunës së Dragashit Halim Shemsidinit dhe i drejtorit të sapoemëruar Zeni Krasniqit.

Por të gjitha këtyre hamendësimëve sot iu dha fund me emërimin e Zeni Krasniqit, i cili
vjen me qëllim që përgatitja e tij profesionale dhe përvoja e tij në institucionin arsimor të sjellë ide të reja në një fushë jetike si arsimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat