​Campbell pas 6 muajve në Kosovë, flet për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë

Kosova

​Campbell pas 6 muajve në Kosovë, flet për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 18:10
vStudiuesja amerikane e Fulbright dhe ekspertja e arsimit të lartë, Anne Campbell

Studiuesja amerikane e Fulbright dhe ekspertja e arsimit të lartë, Anne Campbell përfundoi programin e saj të shkëmbimit në Kosovë.

Këtë e bëri me një ligjëratë publike mbi bursat e arsimit të lartë në SHBA dhe ndikimin pozitiv që mund të ketë lëvizshmëria e studentëve në të ardhmen e Kosovës.

Ambasada Amerikane ka njoftuar se duke folur para studentëve dhe profesionistëve në Universitetin e Prishtinës, Campbell nënvizoi rëndësinë e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. 

“Përmes FulbrightKosovo, Campbell kaloi gjashtë muajt e fundit duke ndarë njohuritë dhe ekspertizën e saj me departamentin e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë për të forcuar kërkimin dhe inovacionin në arsimin e lartë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat