Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm

Kosova

Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm

Më: 2 prill 2023 Në ora: 10:27
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizëm të shërbejë për reflektim si shoqëri.

Për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.

Haradinaj ka shtuar se duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.

“Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat