Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 00:22
Foto nga vendngjarja

Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime për dëshmoren Afërdita Ukshini. (Varrezat e dëshmorëve, ora 10:00)

Instituti EdGuard se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të prezantojnë zyrtarisht fillimin e procesit te Rishikimit te Teksteve Shkollore. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjim publik legjislativ lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

Organizata Unioni Demokratik Studentor dhe Këshilli Studentor të Fakultetit të Filologjisë organizojmë marsh paqësor për të kërkuar përjashtimin e profesorit Bekim Bejta. (Nga Fakulteti Filologjik deri te Rektorati, ora 10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet për të shqyrtuar ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet në komunat veriore. (Objekti i KQZ-së, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Potoqan i Ulët. (Ora 11:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri. (Ora 12:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet për të vazhduar pikat e papërfunduara nga seancat e muajve të kaluar. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, ora 12:00)

PSD mban aksion simbolik tek zyrat e Agjencionit për Informim dhe Privatësi. (Ora 14:00)

Mbahet akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Islam Berisha – Komandant Lami dhe Hamëz Behrami. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat