Ky është personi që dyshohet se dëmtoi varrezat në Lubeniq të Pejës, dërgohet në mbajtje

Kosova

Ky është personi që dyshohet se dëmtoi varrezat në Lubeniq të Pejës, dërgohet në mbajtje

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Personat që pa autorizim dëmtojnë, shkatërrojnë apo përdhosin varrin apo ndonjë vendvarrim tjetër, kryejnë vepër penale dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit. Për një rast të tillë që ka ndodhur në fshatin Lubeniq të Pejës, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e medias brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi i dyshuar është Egzon Ukshinaj, 34-vjeçar, i cili është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, Ukshinaj dyshohet se ka dëmtuar nëntë varreza, një prej të cilave i ka shkaktuar dëme të mëdha.

Media mëson se i riu këto veprime i ka bërë duke hedhur gurë në drejtim të varrezave.

Ukshinaj është intervistuar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ai do të hetohet për kryerjen e veprës penale ‘Dëmtim i varrezave’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat