Gjatë muajit prill, braktisen tre fëmijë në Kosovë

Kosova

Gjatë muajit prill, braktisen tre fëmijë në Kosovë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.

Publikimi i ASK-së ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema të ndryshme sociale.

Sipas ASK-së, gjatë muajit prill 2023, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,127 familje me gjithsej 83,811 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3,054 familje.

Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazike të moshës janë 143,522 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48,625 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36,780 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18,094 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,008 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3,163 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2,763 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1,831 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1,599 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1,291 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 720 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 55 përfitues.Sipas ATK-së, gjatë muajit prill 2023 janë braktisur 3 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat