Mot i njëjtë edhe sot: Diell, shi e mundësi edhe për stuhi

Kosova

Mot i njëjtë edhe sot: Diell, shi e mundësi edhe për stuhi

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe sot, transmeton Sinjali.

“Në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu.

Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër.

Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes elehtë dhe lokalisht e fortë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat