Probleme me mbeturina, ankohen banorët në Fushë Kosovë

Kosova

Probleme me mbeturina, ankohen banorët në Fushë Kosovë

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 09:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e rrugës “Idriz Breznica”, në Fushë Kosovë janë duke u ankuar për problemet me mbeturina.

Në raportimet e tyre që kanë bërë në platformën “Ndreqe.com”, ata thonë se për shkak të mbeturinave po kundërmon erë e keqe, ku edhe nuk mund të dalin lirshëm në ballkon.

Ata kanë kërkuar nga Komuna e Fushë Kosovës që të ndërmarrë masa të mëhershme për rregullimin e këtij problemi.

Qytetarët e komunave të ndryshme po vazhdojnë raportimet në platformën “Ndreqe.com”, ku më pas po ka reagime edhe nga institucionet përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat