​Mbi 80 për qind e ekonomive familjare ngrohen me dru zjarri

Kosova

​Mbi 80 për qind e ekonomive familjare ngrohen me dru zjarri

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Në vendin tonë mesatarisht ngrohen rreth 52.67 metra katror për ekonomi familjare.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se territori i Kosovës mbulohet 100 për qind me energji elektrike, ndërsa për ngrohje përdoret dru zjarri në mesatare të 82,33 për qind të ekonomive familjare.

“Sa u përket lëndëve djegëse, dru zjarri ishte më i përdorur gjerësisht me një mesatare të përdorur në 82,33 për qind të ekonomive familjare. Po ashtu, vend të konsiderueshëm merr edhe GLN (plin) me 17,8 për qind thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për hulumtimin me të dhëna për Konsumin e Energjisë në Ekonomitë Familjare për vitin 2022.

Sipas ASK-së analizat e energjisë dhe lëndëve djegëse të konsumuara (sipas numrit të amvisërive) treguan se energjia elektrike është përdorur në 100,0% të ekonomive familjare, 4,19% nga ngrohja e blerë nga sistemet e ngrohjes qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat