Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 41 të helmuar nga Malisheva

Kosova

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 41 të helmuar nga Malisheva

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 23:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, dhe drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, kanë vizituar pacitentët e helmuar nga ky qytet, të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Dr. Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva është stabile.

Sipas të dhënave, aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 41 pacientë nga Malisheva.

Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali.

Ka arritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrolë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat