Në Klinikën Infektive në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit

Kosova

Në Klinikën Infektive në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Në kohë rekorde, për dallim nga vitet e kaluara, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës, po bëhet diagnostikimi i meningjitit.

Kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.

Më parë duhej kohe deri në pesë ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjitit.

Diagnostikimi i shpejtë parandalon përdorimin e antibiotikëve të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikëve.

Trajtimin i meningjitit është kompleks dhe kërkon trajtim multi-diciplinare.

Tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit, ju bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT , MRI, ultrasonografia transfontaleare, thuhet në një deklaratë për media të SHSKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat