Konjufca: Zhitia e Fazliu dhanë shembull se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë

Kosova

Konjufca: Zhitia e Fazliu dhanë shembull se okupatori serb s’largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:50
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në 34-vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Farih Fazliu, tha se porosia e tyre ishte që okupatori serb nuk largohet pa i kapur populli armët në dorë.

Ai ka thënë se të dy heronjtë kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e të brumosur me parime më të shëndosha dhe me idealet më të larat kombëtare.

Këto komente ai i bëri pas homazheve të varrezat e tyre bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

“Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë dëshmor anti-cipues sepse janë pararendës të luftës çlirimtare ata e dhanë porosinë dhe shembullin me të vlefshëm se okupatori serb nuk largohet nga Kosova pa i kapur populli armët në dorë”.

“Kjo ishte porosia e tyre më e vlefshme dhe më vjen mirë, ata që po nderohen dhe respektohen gjithmonë, ne jemi së bashku edhe me kryeministrin edhe me familjarët e dëshmoreve me bashkëpunëtorët e tyre për të i nderuar ata”.

“Ata përveç se e kishin armën në dorë kundër pushtuesit serb ata kishin mos të harrojmë edhe formim të lartë intelektual, kishin vetëdije historike dhe ishin të edukuar e brumosur me parime më të shëndosha dhe me ideale tonë më të larta kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat