Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi për transportin rrugorë

Kosova

Kosova dhe Bullgaria nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi për transportin rrugorë

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:10
Pamje nga takimi

Takimi i radhës i komisioneve të përbashkëta ndërmjet Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë homologe të Bullgarisë është finalizuar me  nënshkrimin e një protokolli i cili nënkupton shtimin e kontingjentit të lejeve (600 më shumë për vitin e ardhshëm) për transportin rrugorë në mes dy vendeve.

Udhëheqësi i delegacionit te MMPHI-se, Drejtori i Departamentit te Transportit Rrugor Xhemë Veseli, duke ju referuar te dhënave respektive  të shpalosura nga përfaqësuesit e Doganave te të dyja vendeve, ka falënderuar homologen bullgare Tsvetelina Ilieva-Yordanova për bashkëpunimin e treguar nder vite në segmentin e transportit dhe infrastrukturës duke e vlerësuar ketë si sektorin bazë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Delegacioni i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në kuadër të kësaj vizite është pritur edhe ne Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, ku Ambasadori Haxhi Bajraktari duke vlerësuar punën e komisioneve, tha se indikatorë si ky i rritjes së numrit të lejeve për transport janë treguesit më të mirë të rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë.

Pjesë e takimit të komisioneve të përbashkëta kanë  qenë edhe Diplomati i ARKSS-së Bujar Deskaj, Nazmi Gashi nga MMPHI si dhe përfaqësuesit e Doganave të Republikës Kosovës, Sali Hoda dhe Fisnik Visoka.

Image
Pamje nga takimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat