Dëmet nga uji në Neurokirurgji, sallat e operimit ende jashtë funksionit

Kosova

Dëmet nga uji në Neurokirurgji, sallat e operimit ende jashtë funksionit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Nga jashtë duket në gjendje të rregullt, por brenda këtij objekti gjërat nuk po i shkojnë ashtu siç duhet.

Një gyp uji që gjatë javës së kaluar u prek gjatë punimeve për renovim në hapësirat e  klinikës së Neurokirurgjisë, ka bërë që uji të depërtojë edhe në katet e tjera, duke demtuar sallat e operimit.

Përkunër pritjeve dhe paralajmërimeve që situatat të tejkalohe pa vonesa, televizioni Dukagjini ka mesuar se operimet, që zakonisht kryheshin në bllokun kirurgjikë, vazhdojnë të kryhen në salla të klinikave të tjera.

Ndonëse jo para kamerës, nga zyra e Drejtorit të SSHKUK-së është kërkuar që pyetjet të drejtohen në email.

E në përgjigjjet e tyre nuk janë dhënë detaje se si ka ardhë deri të kjo gjendje, e as kur do të kthehenë në funskion sallat e operimit pas demti që është bërë.

“Ju informojmë se ShSKUK do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara higjienike-sanitare për të rikthyer sallat e operacionit në gjendje të rregullt.Poashtu,  Inspektorati Sanitar do të jetë i përfshirë në vlerësimin final të gjendjes.Javën e kaluar është bërë një riorganizim i sallave të operacionit në klinikat tjera, në pajtim të plotë ndërmjet drejtorëve të klinikave.Për më tepër referojuni komunikatës së lëshuar të premten në faqen zyrtare të SHSKUK-së, në rrjetet sociale!, thonë nga Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm-ShSKUK.

Efektet e kësaj që ka ndodhur javën e kaluar, sipas gazetarit Bujar Vitia, mund të jenë mjaft të rënda.

“Rasti ka ndodhë në katin e pest ndërsa katet poshtë janë të gjitha sallat e bllokut kirurgjik të QKUK-së, dhe uji ka depertu në të gjitha katet. Pasojat mund të jenë të medha pasi në salla të operimit ka paisje të shtrejta dhe nuk e  di kush mund të jap përgjigjje për këto dëme të shkaktuar”, thotë Bujar Vitija-Gazetar i Shendetësisë.

Klinikat e QKUK-së, kanë pasur edhe në të kaluarën telashe me ujin, konkretisht nga të reshurat atmosferike, që kanë arritur disa herë të deportojnë në brendësi të objekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat