Duraku i kërkon Imerit ta anulojë vendimin për pezullimin e ndihmave financiare për anëtarët e FSSHK-së

Kosova

Duraku i kërkon Imerit ta anulojë vendimin për pezullimin e ndihmave financiare për anëtarët e FSSHK-së

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:20
Enlirat Duraku

Enlirat Duraku nga Oda e Infermierëve të Kosovës i ka reaguar Tevide Imerit, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, se ka pezulluar pjesërisht ndihmat financiare për anëtarët e FSSHK-së dhe shoqatat sindikale.

Ky vendim, sipas tij, është marrë me arsyetimin se është ulur kuota e participimit në 0.5% dhe se ka pak anëtarë të regjistruar përmes platformës e-Kosova.

Ai në reagimin e tij ka përmendur një varg , siç thotë ai, benifite të tjera të cilat nuk kanë ndaluar dhe janë në shfrytëzim të kryetares Tevide Imeri.

Infermieri Duraku ka kërkuar nga Imeri që ta anuloj urgjentisht këtë vendim, ngase sipas tij, do të mbetet pa buxhet Federata por edhe pa anëtarësi.

Reagimi i plotë i Durakut pa ndërhyrje:

Ndjehem thellësisht i indinjuar dhe revoltuar që me vendim të kryetares së FSSHK-së, me datë 23/11/2023 janë pezulluar ndihmat financiare për anëtarët e FSSHK-së ku besoj që është aluduar në Fondin e Solidaritetit edhe pse Statuti i FSSHK-së në faqen zyrtare nuk hapet dhe ndihma financiare për Shoqatat Sindikale në kuadër të FSSHK-së, paragrafet 1,2,3,5 dhe 7 të vendimit nr. 20/17 të datës 03/03/2017 me arsyetimin se është ulur kuota e participimit në 0.5% dhe se ka pak anëtar të regjistruar përmes platformës e-Kosova.

Në anën tjetër nuk janë ulur paga e kryetares, nënkryetarëve dhe këshilltarit të pensionuar.

Nuk është kufizuar shfrytëzimi i veturës Golf 6 nga kryetarja dhe vetura Opel Zafira në shfrytëzim nga në kryetari 24/7 me 200€ në muaj për derivate.

Nuk janë kufizuar mbushjet telefonike dhe as nuk janë ulur pagat e zyrtarëve të tjerë.

Inkurajoj kryetaren znj. Tevide Imeri që urgjentisht t’a anuloj këtë vendim skandaloz, mirëpo të fokusohet si institucion në përfaqësim dhe mirëqenie të anëtarëve që përfaqëson, e ku bëjë pjesë edhe unë.

Nuk mundesh të fitosh anëtarësi duke mohuar mbështetjen financiare në momentet kur ata më së shumti kanë nevojë, qoftë edhe pjesërisht.

Nuk mundesh me fitu anëtarësi duke thënë se “ nuk po punojmë për ta sepse nuk po anëtarësohen “,

Duhesh me punu, me prezantu diçka para anëtarësisë në mënyrë që të kesh përkrahje dhe rrjedhimisht anëtarësim.

Komunikata e fundit ishte me vend, ndërsa vendimi i datës 23/11/2023 është vendimi më i turpshëm dhe më ofendues që kam hasur ndonjëherë.

Tevide,

Anuloje urgjentisht, sepse shpejt do mbetesh edhe pa buxhet fare si federatë, rrjedhimisht edhe pa anëtarësi.

Enlirat K. Duraku

Anëtar i Kuvendit

Oda e Infermierëve të Kosovës

Anëtar i FSSHK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat