Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:28
Ilustrim

Në 25-vjetorin e Masakrës në Reçak, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Homazhe do të bëjnë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. (Ora 08:30)

Në 25-vjetorin e Masakrës në Reçak, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban homazhe te Kompleksi Memorial në Reçak. (Ora 09:00)

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Në 25-vjetorin e Masakrës në Reçak mbahet akademi përkujtimore. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 09:30)

Mbahet seancë përkujtimore për gjenocidin serb në Kosovë. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Prokuroria Speciale e Kosovës, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C- 301, ora 12:00)

Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon, do të mbajë një konferencë për media. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë, ora 12:15)

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të punës 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" do të organizojë ndezjen e qirinjve. (Para Teatrit Kombëtar, Prishtinë, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat