Mot kryesisht i vranët sot në Kosovë, priten reshje shiu

Kosova

Mot kryesisht i vranët sot në Kosovë, priten reshje shiu

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat