Ishte cak i sulmeve të grupit “Albkings”, gazetarja: Pres që numri i të arrestuarve të mos jetë njëshifror

Kosova

Ishte cak i sulmeve të grupit “Albkings”, gazetarja: Pres që numri i të arrestuarve të mos jetë njëshifror

Më: 30 maj 2024 Në ora: 12:25
Ardiana Thaçi-Mehmeti

Pas një kronike raportuese në emisionin “Kiks Kosova” për grupin famëkeq “Albkings”, anëtarët e këtij grupi i shpërndanë numrin e telefonit gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti.

Pas kësaj, ajo u përball me thirrje të shumta dhe mesazhe fyese drejtuar saj, jo vetëm në numrin e telefonit por edhe në rrejte sociale.

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja ka shkruar se pret arrestimin e shumë personave.

“Si një nga gratë që u shënjestrua nga ky grup i frustruar, pres që numri i të arrestuarve të mos jetë njëshifror, por shumë më i madh. Unë uroj shumë që gjykimi për ta të jetë publik dhe mediatik, në mënyrë që morali (koncepti më burrëror i burrave në Kosovë) të shpërfaqet, dhe që dhuna psikike që gratë përjetojnë të lehtësohet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat