Shabani i PDK-së: Asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në rrugën Podujevë-Prishtinë

Kosova

Shabani i PDK-së: Asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në rrugën Podujevë-Prishtinë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 08:59
Shabani tha se ndonjëherë në atë rrugë nuk ka zhvillime të punimeve.

Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani thotë se gjatë Qeverisë ‘Kurti’ s’do të përfundojnë punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Shabani tha se ndonjëherë në atë rrugë nuk ka zhvillime të punimeve.

“Pse menaxheri i asaj rruge e heq asfaltin dhe len një a dy muaj kështu, pa intervenu më. Nuk mund të përfundoj brenda periudhës së caktuar dhe shumë herë në rrugë vërehet se nuk është duke u punuar”.

Shabani pretendon se asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në atë rrugë.

 “Projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë është projekti më i mirë që tregon se si nuk duhet punuar. Huqja enorme në planifikim dhe dinamikën e projektit, punës së dobët, vetëm se ka filluar me u dëmtuar asfalti dhe askujt nuk i bën përshtypje”.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës në muajin maj të këtij viti pati deklaruar se nuk ka zvarritje të punimeve.

”Në të gjitha Lotet për zgjerimin e rrugës Nacionale N25, është duke u punuar. Ndërsa në Lotin 5 ku punët ndërtimore te rreth rrotullimi “Qershitë e Llapashticës” kanë përfunduar dhe ka mbet të vendoset sinjalizimi vertikal dhe ndriçimi. Punët në të gjitha lotet janë duke u zhvilluar konform kushteve të kontratës dhe me dinamikën e paraparë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e kësaj rruge nacionale, punimet e të cilës kanë rinisur para 10 muajve. Rruga Prishtinë-Podujevë kishte filluar të ndërtohet para tetë vitesh, dhe ende nuk ka përfunduar, ndonëse kur erdhi Qeveria e Albin Kurti kishte premtuar se rrugën problematike do ta përfundonte brenda një viti të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat