“Rrezikon jetën e qytetarëve” – Qytetari nga Kamenica ankohet për shtyllën gjysmë të rrëzuar

Kosova

“Rrezikon jetën e qytetarëve” – Qytetari nga Kamenica ankohet për shtyllën gjysmë të rrëzuar

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Një qytetar nga Komuna e Kamenicës ka shprehur shqetësimin e tij për një shtyllë gjysmë të rrëzuar, ku sipas tij rrezikon jetën e qytetarëve.

Ai përmes platformës ndreqe.com ka thënë se shtylla rrezikohet të rrëzohet dhe kësisoj rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se kjo ndodhet në parkun e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati”, në Kamenicë.

“Shtyllë gjysmë e rrëzuar, që rrezikon të rrëzohet dhe të rrezikojë jetën e qytetarëve. Ndodhet në parkun e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, afër rrugës kryesore. Rr. Skenderbeu”, ka shkruar ai.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me drejtorin për Shërbime Publike në Kamenicë, por i njëjti deri në publikimin e këtij lajmi nuk është pwrgjigjur.

Ndryshe, qyteratët nga vende të ndryshme vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre për probleme të ndryshme mjedisore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat