Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se brenda gjashtë muajve në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë trajtuar 46 mijë e 769 qytetarë.
“Bazuar në raportin gjashtë mujor të punës, 46 mijë e 769 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore, prej tyre 4 mijë e 770 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik. Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe mbi 3 mijë raste në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, thuhet se përmes investimit nga Ministria e Shëndetësisë edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, dhe tashmë punimet janë në fazën finale, ku për pacientët dhe stafin do të krijohen kushte shumë më të mira.
Poashtu, ShSKUK, ka përmirësuar dukshëm furnizimin me barna dhe material shpenzues, ku me prioritet të lartë është furnizuar Klinika Emergjente.
Më tutjet thuhet se ShSKUK ka marrë masa bashkë me spitalet e përgjithshme, që rastet emergjente që mund të marrin trajtimin në spitalet e përgjithshme, mos të referohen në QKUK.