Vazhdon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Obiliq

Kosova

Vazhdon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Obiliq

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Obiliq, ka njoftuar se nga sot më datë 21 gusht e deri më datën 23 gusht, do të vazhdojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.

Sipas këtij njoftimi dezinsektimi synon parandalimin dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.

“Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të fillojë me fazën e tretë (3) të dezinsektimit hapësinor në territorin e Komunës së Obiliqit, që synon parandalimin dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në njoftim.

Tutje i’u bëhet thirrje bletarëve që të marrin masa mbrojtëse gjatë dezinsektimit.

“Qytetarët që merren me bletari duhet të marrin masa mbrojtëse, që nënkupton mbylljen e bletëve deri në 5-6 orë pas trajtimit të territorit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat