Kërkoi konvertimin e patentë-shoferit, por e dyshuara del se nuk posedonte fare dokumentin

Kosova

Kërkoi konvertimin e patentë-shoferit, por e dyshuara del se nuk posedonte fare dokumentin

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit, ku nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, ndërsa gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer.

Rasti ka ndodhur më 22 gusht në Prishtinë.

“Rr.Luan Haradinaj, Prishtinë  22.08.2024 – NN. Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë, është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat