Sot përurohen dy shkolla në Podujevë, shkojnë Kurti e Nagavci

Kosova

Sot përurohen dy shkolla në Podujevë, shkojnë Kurti e Nagavci

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 08:18
Arbërie Nagavci dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin do të marrin pjesë sot në ceremoninë e përurimit të dy objekteve të reja shkollore në komunën e Podujevës.

Sipas njoftimit, ceremonia në shkollën në fshatin Dumosh do të mbahet sot në orën 09:30.

Ndërkohë ajo në objektin e shkollës në Obrançë nis në orën 10:30.

Pos Kurtit e Nagavcit, në ceremoni marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat