Ndërtimi i objektit për të moshuarit në Podujevë, Bulliqi: Vend ideal për qëndrim ditor

Kosova

Ndërtimi i objektit për të moshuarit në Podujevë, Bulliqi: Vend ideal për qëndrim ditor

Më: 14 mars 2025 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka vizituar Qendrën rezidenciale për të moshuar për të përcjellë nga afër ecurinë e punimeve.

Bulliqi ka qenë i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Adelina Stublla.

“Me përfundimin e këtij objekti, të moshuarit e Komunës sonë do të kenë një vend ideal për qëndrim ditor, ku do kenë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike, etj”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se ky objekt me më shumë se 3 mijë metra katrorë financohet nga Komuna (530 mijë euro) dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat