Banorët e një lagje të Istogut mbesin pa ujë me orë të tëra

Kosova

Banorët e një lagje të Istogut mbesin pa ujë me orë të tëra

Më: 15 mars 2025 Në ora: 20:51
Ilustrim

Banorët e rrugës “Lidhja e Prizrenit” në Istog kanë mbetur pa ujë që nga ora 13:00 të ditës së sotme.

Ata kanë raportuar në redaksinë e Telegrafit për mungesën e ujit, duke theksuar se kjo situatë u ka shkaktuar vështirësi të shumta.

Sipas banorëve, ndërprerja ka qenë e papritur dhe nuk kanë marrë asnjë njoftim nga KRU “Hidrodrini” për këtë situatë.

Ata kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse të ofrojnë sqarime dhe të ndërmarrin masa për rikthimin sa më shpejt të furnizimit me ujë.

Situata e furnizimit me ujë në disa pjesë të Kosovës ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët, të cilët shpesh ankohen për mungesë të njoftimeve dhe vonesa në riparimin e defekteve.

Telegrafi do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje dhe të sjellë informacione të reja për banorët e prekur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat