Bulliqi: Brenda pak javësh nis puna për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike

Kosova

Bulliqi: Brenda pak javësh nis puna për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike

Më: 20 mars 2025 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat e tenderimit për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në këtë qytet.

Bulliqi tha se puna në terren pritet të nisë brenda pak javësh, teksa këtë investim e cilësoi si të rëndësishëm për sportin në Podujevë.

“Me përmbylljen e kësaj faze, pritet që puna në terren të nisë brenda pak javësh, duke e bërë këtë projekt një realitet për qytetarët e Podujevës”, shkroi Bulliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat