Në Obiliq organizohen Olimpiada e gjuhës shqipe 2025 për klasat e nënta (IX) të ShFMU-ve në nivel komunal

Kosova

Në Obiliq organizohen Olimpiada e gjuhës shqipe 2025 për klasat e nënta (IX) të ShFMU-ve në nivel komunal

Më: 20 mars 2025 Në ora: 14:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas përfundimit të Olimpiadës në nivel shkolle, ku morën pjesë 71 nxënës, nga të cilët 18 fituan të drejtën për të garuar në nivel komunal, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Obiliq,  shpërblen të gjithë pjesëmarrësit me certifikata mirënjohjeje.

Ndërkohë, drejtorët e shkollave shpërblyen me nga një libër nxënësit që kanë zënë vendin e parë në garën brenda shkollës së tyre.

Nxënësit që kanë fituar vendin e parë janë: I. ShFMU “Hasan Prishtina” – Milloshevë, Eliza Krasniqi, Fjona Thaqi, Sorea Krasniqi.

II. ShFMU “Abdurrahman Gërguri” – Dardhishtë, Sidorela Mehmetaj,  III. ShFMU “Migjeni”- Siboc,  Orges Sadiku.

Drejtoria Komunale e Arsimit ju uron suksese të gjithë nxënësve që sot iu nënshtruan Olimpiadës në nivel komunal dhe që do ta përfaqësojnë komunën tonë në garën në nivel vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat