Moti sot me vranësira dhe diell, temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

Kosova

Moti sot me vranësira dhe diell, temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

Më: 5 prill 2025 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Përgjatë ditës së shtunë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat parashihen të lëvizin nga 1 deri në 17 gradë Celsius.

“Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat