Sot është shënuar 100–vjetori i themelimit të shkollës “Fehmi Rama” në fshatin Likoc të Skenderajt.
Në këtë përvjetor, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Besarta Meha-Ademi, kanë marrë pjesë sot në shënimin e kësaj dite.
Në një program artistik të organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit, Nura ka uruar të pranishmit me rastin e 100-vjetorit të shkollës.
Nura ka theksuar se në këtë shkollë janë edukuar shumë gjenerata e personalitete të rëndësishme të vendit, në mesin e të cilëve edhe heronj të lirisë, siç është Fehmi Rama, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla në Likoc.
Në nderim të veprës dhe rënies heroike, në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, kryetari Nura, nënkryetari Lushtaku dhe familjarët, kanë vendosur buqeta me lule mbi varrin e dëshmorit, Fehmi Rama.