Shkak punimet, mbyllet për kohë të shkurtër rruga Dollc-Gjakovë

Kosova

Shkak punimet, mbyllet për kohë të shkurtër rruga Dollc-Gjakovë

Më: 15 prill 2025 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton se sot në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale, Segmenti Dollc-Gjakovë, do të realizohet minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.

"Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: nga ora 15:00 deri në ora 15:30.

Ju lusim që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzoni rrugët alternative", njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat