Shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit disa konsumatorë në Vushtrri, kishin kyçje ilegale

Kosova

Shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit disa konsumatorë në Vushtrri, kishin kyçje ilegale

Më: 18 prill 2025 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Ekipet e kontrollit dhe inspektimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” janë duke vazhduar identifikimin e kyçjeve ilegale në Vushtrri.

Sipas njoftimit, janë evidentuar dhe shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve që kishin praktikuar kyçjet ilegale.

“Ekipet e kontrollit dhe inspektimit edhe gjatë ditës së sotme identifikuan, evidentuan dhe shkyçën nga rrjeti i ujësjellësit një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve të cilët ishin kyçur në mënyrë ilegale në rrjetin e ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ndaj tyre do të inicohen procedurat ligjore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat