Gjatë ditës së sotme është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit mes OJQ “Hareja” dhe “DVV International”.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, përmes këtij memorandumi do të krijohen mundësi të reja për përfshirjen e të rinjve dhe të rriturve në programe të arsimit formal dhe joformal.
Idrizi ka thënë se ky bashkëpunim bazohet në parimet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.
“Ky bashkëpunim bazohet në parimet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes dhe synon të ofrojë programe arsimore të akredituara, të cilat do të zhvillohen sipas nevojave dhe interesave të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.
Idrizi është shprehur se ky projekt ka fokus kryesor fuqizimin e kapitalit njerëzor të Komunës së Vushtrrisë dhe krijimin e një të ardhme më të mirë për të gjitha moshat përmes edukimit.