Moti sot me diell, shi dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Kosova

Moti sot me diell, shi dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Më: 24 prill 2025 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Gjatë ditës së enjte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas këtyre të dhënave, temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 22 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat