Punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura në Prishtinë

Kosova

Punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura në Prishtinë

Më: 9 maj 2025 Në ora: 06:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një punëtor i “Pastrimit” është goditur nga vetura në lagjen Mati 1 të Prishtinës.

I njëjti dyshohet se është përplasue nga një veturë e cila paraprakisht është goditur nga një tjetër.

Nuk dihet gjendja e punëtorit e as nëse nga rasti ka të arrestuar.

Media ka kontaktuar kompaninë e “Pastrimit”, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje deri në grumbullimin e informatave, ndërkohë Policia e Kosovës deri në këto momente nuk ka kthyer përgjigje rreth incidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat