Rruga që lidh Gjakovën me Deçanin, Haradinaj: Një e arritur e madhe për të dyja qytetet

Kosova

Rruga që lidh Gjakovën me Deçanin, Haradinaj: Një e arritur e madhe për të dyja qytetet

Më: 12 maj 2025 Në ora: 19:45
Rruga që lidh Gjakovën me Deçanin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka përshëndetur përfundimin e një projekti të rëndësishëm infrastruktural që lidh fshatrat e Gjakovës me Deçanin.

Ai e cilësoi këtë arritje si një zhvillim të rëndësishëm për të dyja qytetet, duke e vlerësuar punën e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për angazhimin e tij.

“Edhe një e arritur për të dyja qytetet!

Kjo rrugë i lidh fshatrat e Gjakovës me Deçanin.

Pa modesti, por je njishi, i nderuar kryetar Ramosaj”, shkruan Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat