Ish-deputeti i AAK-së që braktisi këtë parti për të formuar Iniciativën qytetare “Demokracia”, Shkumbin Demaliaj, ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në Deçan.
Ai të shtunën ka mbajtur këshillin e Iniciativës së tij “Demokracia”.
Demaliaj ka thënë se temë e këtij takimi ishte miratimi i programit dhe statutit dhe hartimi i programit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Deçan.
“Qytetarët duan ndryshimin, demokracia po vjen”, ka shkruar ai