KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec

Kosova

KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Gjendja e furnizimit me ujë në qytetin e Rahovecit është stabile, njoftojnë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”.

Në një postim në Facebook kjo kompani thekson se aktualisht i gjithë qyteti është i furnizuar me ujë të pijshëm, pas reduktimeve me të cilët u përballën rahovecianët.

“Për të ruajtur stabilitetin në Zonën 2 dhe Zonën 3, deri të enjten do të vazhdojmë me reduktime të përkohshme në furnizim deri në 80% të Zonës 1, gjatë orarit nga ora 23:00 deri në 05:00”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat